Armët serbe shihen në zonën e luftës në Afrikë

Postime në Twitter kanë shfaqë armatime serbe në Kamerun dhe Nigeri – të cilat janë kapë nga luftarët e grupit terrorist, Boko Haram.

Armë të prodhueme në Serbi, të quejtuna Kojota, të krijueme nga Zastava në qytetin e Kragujevcit, janë pa në Nigeri mbasi mendohet se përdoren nga terroristët islamikë që luftojnë për Boko Haramin, simbas postimeve në Twitter.

Përdoruesi i Twitter, Alex, më 12 Gusht ka postue dy herë tue shfaqë nji Kojota dhe nji armë tjetër të shtrime në tokë, që mendohet se asht konfiskue nga luftarët e Boko Haram.

Jeremy Binnie, redaktor i Jane’s Defence Review në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, spjegoi se mendon se ka mundësi me qenë nji armë automatike e bame nga Zastava, mbasi arma përdoret gjanësisht në vend.

“Dijmë se arma asht në shërbim të ushtrisë së Kamerunit, si dhe Forcave të Ndërhymjes së Shpejtë në Kamerun. Ndërkohë, kjo mundet me tregue se asht kapë nga kamerunasit, kur ata janë tërheqë mbasi Boko Haram ka shkue në kufi me provincën e Veriu i Largët në vitin 2014, asht gjithashtu e mundun që të jetë kapë nga forca të tjera ushtarake që veprojnë në rajon”, tha Binnie për BIRN.

Shperndaje në: