Arrestime në rajonin e Dukagjinit, qe për çka bahet fjalë

Policia e Kosovës ka arrestue dje tetë persona të dyshuem për fajde në rajonin e Dukagjinit.

Simbas Policisë, arrestimet janë ba në Pejë, Deçan, Junik, dhe në Gjakovë ku janë kontrollue 14 lokacione.

Policia gjatë këtyne kontrollove ka konfiskue 15 mijë e 700 euro para të gatshme, dy armë AK-47, nji pushkë gjysë automatike, tri revole, nji anti plumb, nji shufër, nji sprej dhe shumë municion të kalibrit të ndryshëm.