Arrestimet në Turqi vazhdojnë, radhën e kanë akademikët!

15 akademikë të universitetit ma prestigjioz dhe ma të moçëm në Izmir, në perendim të Turqisë u arrestuen si pjesë e hetimit me dyshimin për organizimin e puçit të 15 Korrikut, raportoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve Anadoll.

“Në total 23 persona që punonin në Universitetin e Egjeut, i katërti universitet ma i madh turk me seli në Izmir asht ba objekt i nji mandat arresti, ku 15 persona u arrestuen dhe 8 të tjerë mbeten ende në kërkim mëngjesin e sotëm”, sqaroi agjencia e lajmeve, shkruen Yenisafak.

arrestime turqi

“Disa nga personat e arrestem ushtrojnë postin e pedagogut pranë universitetit”, saktësoi agjencia e lajmeve Dogan.

Gjykata i ka ngritë këto akuza për lidhje me ish-predikuesin Fethullah Gulen, i akuzuem nga autoritetet turke për orkestrimin e grushtit të dështuem të shtetit më 15 Korrik ku ma shumë se 270 persona u vranë dhe mija të tjerë u plagosën.