Arrestimi i Kadajt konfirmohet edhe nga VV’ja. Në çantën e saj policia ka gjetë sprej

Sigurimi i Kuvendit të Kosovës ka gjetë nji sprej në çantën deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj Bujupi.

Kjo asht arsyeja pse policia edhe e arrestoi atë.

Arrestimi u konfirmue edhe nga VV.

“Sapo kemi marrë lajmin se pushteti ka urdherue arrestimin e deputetes së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, znj. Donika Kadaj-Bujupi. Pas bastistjeve, inskenimeve, shpifjeve, arrestimit të gazetarëve e mbushjes së rrugëve e shesheve me policë, tash akteve represive të pushtetit u shtohet edhe arrestimi i deputetëve në vendin ku ata janë ushtrues të vullnetit të popullit, pra në Kuvend. Bëjmë thirrje qytetarëve të mblidhen në protestë, sepse ky regjim po merr përmasa të papranueshme në brutalitetin e vet autoritar”, thuhet në reagimin e VV.