Arrestimi në Suharekë i serbit të dyshuem për krime lufte, reagon Drecun

Arrestimi i Bogdan Mitrovic në Suharekë asht nji shembull i frigësimit dhe mesazheve për serbët e dëbuem për moskthim në Kosovë, ka thanë Presidenti i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun, i cili beson se ndoshta BE duhet me i përfshi edhe disa zyrtarë të naltë në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Ky asht nji shembull klasik i frigësimit në nji mjedis që u pastrue etnikisht nga popullsia serbe dhe ky asht nji mesazh për të gjithë që kane me ba perpjekje m’u kthye në shtëpitë, nga të cilat janë të dëbuem”, ka thanë Dreçun.

Ndryshe, serbi, Mitrovic, asht arrestue gjatë ditës së djeshme i dyshuem për krime lufte në Kosovë.