Arrestohe i dyshuemi që vendosi flamurin e ISIS në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftue se kishte gjetë nji flamur me simbole religjioze në nji shtyllë të semaforëve në rrugën “Vllaznit Fazliu”, me nji mbishkrim në gjuhën arabe në Prishtinë.

Madje ka thanë se flamuri dyshohet se i përket organizatës terroriste ISIS.

“Dyshohet se flamuri kishte simbole të organizatës terroriste ISIS. Në vendin e krimit, njisiti policor kundër terrorizmit e ka ba ekzaminimin e kamerave, të vendosuna në ndërtesat përreth, ku kanë vërejt tre të dyshuem me pantallona të shkurta tue e vendos flamurin e ISIS në shtyllën e semaforëve”, shkruen mes tjerash në raportin policor.

Pikërisht për këtë rast zeri.info ka marrë informacione mbrenda policisë së Kosovës se nji person asht arrestue. Madje të dyshuemit i asht gjetë edhe nji flamur i ISIS në shtëpinë e tij.