Arrestohen 16 persona për krim t’organizuem, disa prej tyne zyrtarë të ATK’s!

Policia e Kosovës arreston 16 persona të dyshuem për konsumim të veprave penale: ,”organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të jashtëligjshëm” dhe veprën penale ,”krim të organizuem”

Policia e Kosovës, përmes komunikatës për media ka ba të ditun se konkretisht Departamenti i Hetimeve më, 1 Dhetor 2016 ka ndërmarrë dy operacione policore të shtrime në krejt vendin.

 

Kjo asht komunikata e Policisë:

 

Sektori i Hetimeve të Krimit të Organizuar, pas hetimeve të zhvilluara për ushtrim të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit,  më 1 dhjetor bazuar në planin operativ  ,,BLIC”, me urdhëresë të gjykatës kompetente ka kontrolluar lokacione të ndryshme në rajonet: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Mitrovicë.

Me këtë rast në cilësi të personave të dyshuar janë arrestuar 6 persona si dhe janë kontrolluar 77 lokacione të ndryshme.

Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë: R. L. (1962),D. H.(1986) B. I.(1985) R. I.(1960)S. H.(1959) dhe F. I.(1992).

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale:  3 ruleta,  2 tavolina pokeri, 69 aparate të lojërave të fatit,  2 lojëra Keno, 2 armë, 546 fishekë,  17 PC, 3 DVR, 9 telefona celularë dhe 41 mijë e 260 euro,  si dhe dokumentacion relevant për rastin.

Kurse në operacionin tjetër të udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit sektori për hetimin e krimeve ekonomike,  pas një pune te gjatë  hetimore po ashtu me 1 dhjetor të asistuar nga njësitet policore nga  Gjilani, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, për kontrollimin e një lokali të lojërave të fatit në rrugën Gjilan-Kamenicë afër fshatit Shillovë, me dyshimin e bazuar se në këtë lokacion është duke u kryer vepra penale ,,Organizim e Skemave Piramidale dhe Bixhozit të jashtëligjshëm”.

Gjate kontrollit të lokalit, përfaqësuesit të tij, nuk kanë prezantuar dëshmi se pika në fjalë ishte e licencuar. Në lokal është hasur një pjese e ndarë ku zhvillohej veprimtaria e jashtëligjshme. Në ndërkohë janë ftuar edhe zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe ATK-se për verifikim të gjendjes.

Personat e dyshuar tanimë të ndaluar janë: B.B (1983), A.SH(1986), R.S(1986), A.G.(1983) G.M.(1991) Xh. M.(1980) I.G( 1969) V.I(1984) A.A( 1986) dhe L.H( 1978).                        

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar si prova materiale: Fletore me shënime për hyrje – daljet reale të parasë në këtë pikë, 10030 euro, 200 franga të Zvicrës, 100 dollarë amerikanë dhe të ashtuquajturat Chips dhe Zaret.

Të gjithë personat e dyshuar, gjithsej 16 persona, me vendim të prokuroreve janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës të mëtejme.