Arrestohen 2 gazetarët rusë mbasi hynë ilegalisht në Kosovë!

Dy gazetarë rus Sazonova Oksana dhe Sergei Belou, janë arrestue t’Ejten në mbramje në Kosovë tue u vendos në paraburgim në qytetin e Prishtinës, dhe ndoshta tash me u transferue për në Serbi, ka thanë drejtori i ‘Frontit News’, Konstantin Knirik.

Sazonova Oksana dhe Sergei Belous kanë qenë në Kosovë për me organizue nji vizitë në Rusi për femijët nga zona, dhe mënyrën se si janë sulmue manastiret ortodokse për me krijue nji dokumentar të ardhshëm për Kosovën, thuhet nga Sputnik.

Gazetarët janë arrestue në Hoçë të Madhe në Komunën e Rahovecit gjatë mbramjes së kalueme n’orën 19:00 e më pas tue u transferue në Prishtinë.

“Gazetarët janë të akuzuar për qëndrim ilegal në Kosovë, i janë konfiskue pajisjet e tyne fotografike. Nuk janë lejue me kontaktue me familjarët ose me përfaqësuesit e misioneve diplomatike të Rusisë në Serbi”, ka thanë Knirik.

Ai gjithashtu ka theksue se dy gazetarët rusë janë në paraburgim në Prishtinë, dhe të dy janë akuzue për kalim të paligjshëm të kufinit, edhe pse, si thotë ai, kishin kalue kufinin administrativ pa asnji problem ndërmjet kalimeve ligjore dhe asnji rrugë ilegale.