Arrestohen 2 policë, shkak arratisja e të burgosunit nga QKUK

Mbas ikjes së nji të burgosuni nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në Prishtinës, janë ndërmarrë masat e para.

Lajmi.net merr vesh se me urdhën të prokurorit janë arrestue dy policë, të cilët dyshohet se bashkëpunuen me të burgosunin e arratisun.

“Të dy policët kanë qenë tue e ruajt të burgosunin në QKUK”, thonë burimet.

Ma herët gjatë ditës, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri me anë të nji postimi në Facebook e ka konfirmue se mbramë nga QKUK asht arratis nji i dënuem me 30 vjet burg.

Ai ka kërkue nji raport dhe masa të menjihershme që të kthehet në vuejtje të dënimit.

“Mbrëmë, një i burgosur, i dënuar me 30 vjet, është arratisur nga QKUK-ja – ku ishte për trajtim. Për këtë, kam kërkuar një raport të detajuar dhe masa të menjëhershme për kthimin e tij në vuajtje të dënimit. Ju siguroj se këto probleme kanë adresë dhe secili do të japë përgjegjësi për detyrat që ka. Shërbimi Korrektues i Kosovës, viteve të fundit, është përballur me parregullsi dhe probleme që kanë shkaktuar degradimin e tij, duke prodhuar kështu efektet e veta”, ka shkrue Tahiri në Facebook.

“Por, ju garantoj se do të arrij që Shërbimi Korrektues i Kosovës do të jetë në nivelin e detyrës dhe të ketë menaxhim të mirëfilltë, që ia mundëson funksionimin sipas ligjit dhe standardeve më të mira ndërkombëtare”, ka thanë ai.

 

Shperndaje në: