Arrestohen 2 shqiptarë, posedonin 2 milionë euro heroin

Dy shqiptarë janë arrestue me 28 kg heroin, vlera e të cilit nëse kishte me u shite në treg kishte me arritë vlerën prej 2 milionë euro.
Simbas mediave malazeze, droga përmes Malit të Zi ka pas me kalue  në vendet e Bashkimit Europian.

Kjo asht sasia ma e madhe e heroinit i kapun në Debeli Brijeg, pika kryesore kufitare e Malit të Zi drejt Kroacisë.

Droga u gjete në kerrin që drejtohej nga Emiljan Arifi, 36 vjeç dhe bashkë me te ishte Andi Metani, 29 vjeç.

Kontrolli u krye mbasi kamerat speciale zbuluen ngarkesën.

“Droga e paketueme në 39 pako në formën e drejtëkëndëshit ishin vendosë mes motorit. Mbasi u peshue u zbulue se sasia e drogës së sekuestrueme ishte 27 kg e 588 gr”, tha Jelena Perucica, përfaqësuese e administratës së doganës në nji konferencë për media.