Arrestohen 250 gjyqtarë dhe prokurorë në Stamboll, 50 të tjerë shpallen në kërkim

Ma shumë se 250 gjykatës dhe prokurorë janë arrestue në qytetin e Stambollit në Turqi, si pjesë e luftës kundër organizatës terroriste të Fethullah Gulen, i cili akuzohet si organizatori i përpjekjes për grushtin ushtarak në vend.

Për ma tepër, ma shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët janë akuzue për lidhje me lëvizjen Gulen, janë vnue në listën e “të kërkuemve”, raporton gazeta “Milliyet” ditën e sotme.

Thuhet se, njerëzit në listën e “të kërkuemve” janë largue tashma nga Turqia.

Erdogani ka raportue ma parë se përkrahësit e Fethullah Gulen kanë depërtue në institucionet qeveritare të Turqisë.