Arrestohen 3 militantë të ISIS mes refugjatëve në Gjermani

Tre refugjatë sirianë janë arrestue në Gjermani nën dyshimin se janë dërgue nga Shteti Islamik për me ndermarrë sulme në vendin që po i strehon.

Të ndaluemit janë të moshave 17, 18 dhe 26 vjet.

Arrestimet u kryen në saksoninë e poshtme dhe në landin Schleswig-Holstein.

Simbas prokurorëve federalë, deri tash nuk janë gjet dokumente mbi urdhna apo misione konkrete, megjithatë policia raportohet të ketë sigurue materiale të shumta të cilat duket se i lidhin të rijtë me ISIS’in.

Nga hetimet rezulton që tre t’arrestuemit të kenë hy në Gjermani në muejin Nandor.

Qellimi i tyne ka qenë me përmbush nji urdhën të maparshëm të krenave të Shtetit Islamik ose të prisnin për udhëzime të matejshme.

Njani prej tyne i identifikuem si Al-H. besohet të jetë stërvit nga ISIS’i në Raqqa Shtatorin e 2015’s mbi menyrën e perdorimit t’armëve dhe eksplozivëve.

Nji muej ma vonë, së bashku me dy të dyshuemit e tjerë, ai duket të ketë ra dakord me planin e udhëtimit drejt Europës, ku të ndërmerrnin operacione apo sulme në zona që janë jashtë kontrollit të grupit xhihadist.