Arrestohen 3 të dyshuem për shitëblemjen e tokave në Çagllavicë

Policia e Kosovës, arrestoi dje në rajonin e Prishtinës tre persona të dyshuem për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Simbas PK’s, ata dyshohet se kanë ushtrue veprimtari penale ‘keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘mashtrim’ dhe ‘mashtrim ose damtim i kreditorëve apo debitorëve’.

Simbas komunikatës së policisë nga tre të arrestuemit dy janë të nacionalitet serb, nji mashkull dhe nji femën, kurse i arrestuemi i tret asht shqiptar shtetas i Kosovës.

Të dyshuemit e arrestuem në këtë rast janë: V. M. lindun me 1964 m/serb, N. B. lindun me 1952 f/serbe, A. M. lindun me 1973 m/sh/k.

Në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të dyshuemve ju asht caktue masa e ndalimit policor prej 48 orëve, për me vazhdue me procedura tjera ligjore.