Arrestohen 4 persona n’Turqi, planifikonin sulme ndaj ambasadave të Britanisë e Gjermanisë!

Autoritetet turke i kanë ndalue sot katër persona në kuadër të nji hetimi mbi nji kercënim të mundshëm ndaj Ambasadës së Gjermanisë dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe në Turqi.

Agjencia shtenore e lajmeve e Turqisë, Anadolu, raporton se megjithatë autoritetet nuk kanë gjetë ndonji lidhje të mundshme të tyne me çfarëdo grupi terrorist.

Hetimi kishte nisë mbas indikacioneve të agjencisë së inteligjencës për nji komplot të mundshëm të ISIS ndaj këtyne ambasadave.

Tre nga të dyshuemit janë ndalue në Ankara, ndërsa i katërti në Stamboll.

Ambasada britanike asht mbyll sot për shkaqe sigurie.