Pse u arrestuen 4 zyrtarët turk!

Agjencia shtetnore e lajmeve në Turqi njofton se policia ka arrestu 4 zyrtarë të naltë të nji kompanie, e cila ka lidhje me nji klerik mysliman në SHBA, nën akuzat se ata kishin provu me rrxue qeverinë e Turqisë.

Raportohet se policia në qytetin Kayseri, në Turqinë Qendrore, arrestoi shefin ekzekutiv, kryetarin, si dhe dy anëtarë të bordit të kompanisë Boydak Holding.

Burrat janë marrë në pytetje lidhun me pretendimet se kompania i ka dhanë mbështetje financiare lëvizjes së udhëhequn nga Fethullah Gulen.

Gulen, nji ish-aleat i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, jeton në SHBA që nga viti 1999.

Në vitin 2015 kishte nis nji gjykim, në mungesë, kundër Gulenit, nën akuzat se ai kishte provu ta rrxonte qeverinë e Turqisë.

Ankaraja ka shkarku shërbyesit që kishin lidhje me lëvizjen e Gulenit.

Gjithashtu ka kontrollu e mbyll disa biznise dhe organizata mediale.