Arrestohen 5 persona të dyshuem për sulm ndaj Konsullatës turke në Prizren

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 04:20 ka pranue informacionin se disa persona të dyshuem kanë hedhë mjete të dyshueme (koktej mollotovi) në objektin e Konsullatës turke në Prizren dhe kanë ikë në drejtim të panjohun.

Policia e Kosovës, në koordinim me tana njësitë tjera relevante të rajonit të Prizrenit dhe prokurorinë ka ndërmarrë tana veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuem në këtë rast.

Njësitet e forenzikës kriminalistike të Policisë së Kosovës kanë ba egzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes tue u bazue në dëshmi dhe videoincizime relevante për procedim sa ma profesional të rastit, zbulimin e tij dhe identifikimin e kryesve të përfshimë.

Në vendin e ngjarjes si dëshmi janë sekuestrue:

Nji shishe xhami e tymosun e pa thyeme, ngjyrë e kaftë

Copa xhami të thyem në vend të ngjarjes.

Nji pjesë e kupëzës së betonit dhe dëshmi tjera relevante lidhun me rastin.

Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit rajonalë policorë mbas nji hetimi të shpejtë dhe profesional tue u bazue edhe në analizimin e kamerave të sigurisë në terren kanë arritë që me identifikue automjetin e dyshuem të involvuem në rast (tipi dhe targat e automjetit të njohuna për Policinë), dhe të njajtin e kanë ndalue në rrugën ” Edit Durham” në Prizren.

Gjatë kontrollit në automjet janë identifikue tre (3) personat e dyshuem të përfshimë në këtë rast.

Policia ka konfiskue për egzaminim edhe automjetin e dyshuem si dhe në funksion të mbledhjes së informacioneve dhe dëshmive tjera janë realizue bastisje në katër lokacione të ndryshme, me ç’rast për në polici janë shoqnue edhe dy (2) persona tjerë të dyshuem.

Gjithsej pesë (5) persona të dyshuem janë intervistue në prani të avokatëve mbrojtës dhe me urdhën të prokurorit kompetent të njajtëve ju asht caktue masa e ndalimit për 48 orë për procedura të matejme ligjore.