Arrestohen 6 aktivistë të VV’s, dyshohet se janë të lidhun me aktet e fundit të dhunës

Foto Arkiv

Policia e Kosovës ka arrestue sot 6 zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, ka mësuae lajmi.net.

Arrestimi i aktivisteve të Lëvizjes Vetëvendosje dyshohet se lidhet me aktet e fundit të dhunës që kanë ndodhë në vend, e që kanë kulmue me hedhje të granatave mbi disa institucione si, Kuvendi i Kosovës dhe Televizioni i Kosovës.

Dyshohet se në mesin e të arrestuemve asht edhe Frashër Krasniqi, zadhanës i Vetëvendosjes, raporton lajmi.net.

Në mesin e të arrestuemve, gjithashtu ka edhe të afërm të Visar Ymerit, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilëve u janë gjetë e konfiskue edhe armë e municione.

Sidoqoftë, pritet që ma vonë me pasë ma shumë informacione në lidhje me këtë akcion.