Arrestohen 62 pjesëtarë të organizatës mafioze Cosa Nostra, mes tyne edhe nji shqiptar

Nji operacion i gjanë i policisë italiane ka çue në pranga 62 persona, pjesëtarë të organizatës mafioze “Cosa Nostra”.

Midis të arrestuemve asht edhe nji shqiptar i quejtun Erion Prendi, 26 vjeç.

Arrestimet janë krye në Palermo dhe në provincat rreth saj. Në pranga përfunduen edhe dy kapot e grupit mafioz, 77 vjeçari Mario Marchese, dhe 81 vjeçari Gregorio Agrigento.

Banda merrej me krime të ndryshme, tue përdor metoda mafioze si grabitje, korrupsion, tregti me mallna të vjedhun. Ata kishin investue në pasuni të patundshme.