Arrestohen 8 persona të përfshimë në masakrën e Nicë’s

Prokuroria e Parisit raporton se 8 persona të tjerë janë arrestue mbasi dyshohen si të përfshimë në masakrën e Nicës, ku 86 njerëz mbetën të vdekun mbasi u shtypën me kamion.

Të gjithë të dyshuemit kanë lidhje me Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, tunizianin i cili ishte përkrahës i ISIS dhe kreu sulmin në Ditën e Bastijës.

Personat në fjalë janë me origjinë tuniziane, mes të cilëve ka edhe shtetas francez.

Prangosjet u kryen në rajonin e Alpes-Maritimes, në juglindje të Francës.

Grupimi Shteti Islamik mori pergjegjësitë për sulmin e 14 Korrikut, që tronditi Francën dhe mbanë botën.