Arrestohen dy persona për trafikim me njerëz dhe identifikohen dy viktima

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me njisitet e saja në Gjakovë, ka realizue nji operacion policor në nji fshat të Gjakovës, me ç’rast ka ba arrestimin e dy personave të dyshuem për ‘trafikim me njerëz’, si dhe ka identifikue dy viktima të trafikimit.

Të dyshyemit e arrestuem në këtë rast janë: Xh. K. – m/sh/k dhe F. K.  – m/sh/k.

Të dyshuemit janë arrestue nën dyshimin e bazuem për kryemjen e veprave penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’.

Me këtë rast dy viktimat e trafikimit, mbas intervistimit në prezencë të mbrojtësit të viktimave dhe në prezencë të zyrtarit për shërbime sociale, janë dërgue në qendrën për trajtim të viktimave.

Me vendim të prokurorit kujdestar personat e arrestuem janë dërgue në qendrën e mbajtjes.