Arrestohen dy persona që rrëmbyen nji burrë 33 vjet

Sot rreth orës 01:30 nga njisiti i hetimeve rajonale në Prishtinë, janë arrestue dy persona të dyshuem për veprën rrëmbim.

Rasti ka ndodh me datën 23.11.2016 rreth orës 17:30, në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll, ku nga persona të dyshuem, me dy kerre i asht bllokue rruga autobusit, në të cilin ndodhej viktima I. E., mashkull 33 vjet, i cili asht rrëmbye nga të dyshuemit.

Viktima asht futë me forcë nga të dyshuemit, në njanin nga kerret që kishin bllokue rrugën dhe të njajtit janë largue nga vendi i ngjarjes.

Njisiti i hetimeve rajonale të Prishtinës mbas grumbullimit të shpejtë të informacioneve të marra në rrugë operative si dhe mbas zgjanimit të hetimit të përcjellë me nji reagim të shpejtë të tyne kanë arritë me identifikue dhe me arrestue dy persona të dyshuem M. B, mashkull, 33 vjet dhe B. B, mashkull, 29 vjet, shtetas të Republikës së Kosovës.

Personat e dyshuem po mbahen në qendrën e paraburgimit në Prishtinë për masa tjera hetimore.