Arrestohen dy shoferët që shkaktuen aksidentin me 2 të vdekun në Korçë

Mbas aksidentit të djeshëm në kryqëzimin e fshatit Plasë të Korçës, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, policia e Korçës njoftoi se ka arrestue sot dy drejtuesit e mjeteve që u përplasën me njani – tjetrin: N.A. 54 vjet nga Pogradeci dhe Neki Taipi, 22 vjet, nga fshati Dvoran.

Polica tha se “arrestimi i tyne u ba mbasi, dje në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, tue drejtue nji “Skoda” me targë AA 251 FX dhe nji furgon “Benz”, me targë AA 519 FX, janë përplas me njani-tjetrin.

Simbas mediave, viktimat janë Fatmir Islami dhe Agim Beshi, dy gardian të burgut të Drenovës, të cilët nuk kanë qenë në shërbim, por ishin tue u kthy nga nji ceremoni mortore e nji gardan, që kishte humb jetën nga kanceri.

Materialet në ngarkim të tyne i kaluen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikue nga neni 290 i kodit Penal.