Arrestohen dy të mitun për vrasjen e 16 vjeçarit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka caktue masën e arrestit për dy persona të mitun, lidhun me vrasjen e 16 vjeçarit në Prishtinë.

Zadhanësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thanë për lajmi.net se dy të ndaluemit kanë mujt me pasë lidhje me vrasjen e Aulon Zekës.

Bahet fjalë për nji mashkull dhe nji femën, që të dy të mitun.

“Ndërlidhun me hetimin e këtij rasti në orët e mbramjes ndaj 2 personave asht shqiptue masa e arrestit policor, të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërgue në qendrën e mbajtjes për 48 orë m’i procedue ma tej në fazat tjera të procesit hetimor”, ka thanë Borovci për lajmi.net

“Ndaj 2 të arrestuemve, nji femën dhe nji mashkull që të dy të mitun, policia po zhvillon hetimet lidhun me dyshimet e ngrituna nëse te njajtit ndërlidhen në ndonji formë me rastin në fjalë”, ka thanë Borovci për lajmi.net

Lexo edhe:

Vrasësi i Aulon Zekës kishte paralajmërue kohë ma parë se ka me ardhë në Kosovë me krye vrasjen (foto)

Shperndaje në: