Arrestohen edhe 11 të dyshuem për sulmet terroriste n’aeroport

Policia turke ka arrestue 11 të huej të cilët dyshohet se janë anëtarë të nji qelize të ISIS në Stamboll, dhe të lidhun me kamikazët të cilët sulmuen aeroportin kryesor të Stambollit këtë javë.

Reuters njofton se arrestimet ndodhen n’agim, dhe u kryen nga nji ekip i policisë kundër terrorizmit në rrethinën Basaksehir, në pjesën europiane të qytetit, si dhe ka çue numrin e t’arrestuemve në 24.

Tre kamikazë të ISIS vranë 44 njerëz mbas nji sulmi me armë dhe me bomba vetëvrasëse n’aeroportin kryesor të Stambollit të Martën.
Kamikazët e dyshuem ishin nga Rusia, Uzbekistani dhe Kirgistani, simbas zyrtarëve qeveritarë të Turqisë.