Arrestohen edhe 11 ushtarët qe tentuen me kidnapue Erdoganin!

Forcat speciale të Turqisë, kanë arrestue 11 ushtarë të dyshuem për involvim në nji përpjekje për me kidnapue Presidentin Recep Tayyip Erdogan gjatë muejit Korrik, mbas nji tentative të dështueme për grusht shtet.

11 ushtarët janë kap në distriktin Ula në provincën Mugla, mbasi forcat speciale turke operacionin e realizuen me helikopterë dhe drone, raporton Al Jazeera.

Në mes t’ushtarëve tash të arrestuem dhe forcave speciale turke, gjatë operacionit ka pasë edhe konflikt të armatosun mirëpo nuk raportohet për të lënduem.