Arrestohen edhe dy aktivistët e LVV

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftue se sot në orët e mbasdites, Policia e Kosovës ka arrestue dy aktivistë e saj, Naim Bunjakun dhe Mehmet Selacin, mbasi po shkruenin grafite në Vushtrri.
E për VV’n, këto arrestime janë në kuadër të nji fushate të gjanë të pushtetit për me i përndjekë politikisht aktivistët e LVV’s.

“Arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! po vazhdojnë edhe për aktivitete tërësisht paqësore. Në orët e pasdites, në Vushtrri janë arrestuar aktivistët Naim Bunjaku dhe Mehmet Selaci. Derisa u morën për t’u dërguar në polici, ata ishin duke shkruar grafite që e kundërshtojnë themelimin e “Zajednicës” dhe zgjerimin e saj në Vushtrri. Këto arrestime janë në vijim të një fushate të gjerë, ku pushteti po përdor policinë e gjyqësorin për të përndjekur politikisht dhe për të burgosur aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Këto ditë është paralajmëruar se Lista Serbe ka kërkuar që fshati Prilluzhë të ndahet nga Komuna e Vushtrrisë dhe të formohet si komunë me shumicë serbe, për t’u bërë mà « tej pjesë e “Zajednicës”. Por, siç thoshte edhe aksioni jonë sot, as Vushtrria nuk do të ndahet, as Kosova nuk do të copëtohet. Arrestimet e padrejta të policisë së instrumentalizuar të Mustafës, jo që nuk po na frikësojnë, por ato na shtojnë arsyet për ta përmbysur këtë regjim diktatorial”, thuhet në njoftimin e VV’s.