Arrestohen mbi 120 serbë të lidhun me krimin e organizuem

Policia serbe ka arrestue 123 persona në 18 qytete në nji akcion të gjanë të zhvilluem në bashkëpunim me Gjermaninë, njoftoi sot ministri serb i Punëve të Mbrendshme, Nebojsa Stefanovic.

Ata dyshohen për nji seri veprash në fushën e krimit të organizuem, përfshi tentativa për vrasje, prodhim dhe trafikim droge, trafikim të qenieve njerëzore dhe armëmbajtje pa leje.

“Të paktën 9 oficerë policie janë mes të dyshuemve”, deklaroi Stefanovic në nji konferencë për shtyp.

“Serbia ka me i vazhdue hetimet në bashkëpunim me Gjermaninë në luftën kundër krimit të organizuem”, shtoi ai.