Arrestohet agjenti gjerman, dyshohet se po planifikonte sulm terrorist

Nji punonjës i agjencisë gjermane të inteligjencës (BfV), asht arrestue mbas disa deklaratave islamike dhe shpërndamjen e materialit së agjencisë, raportojnë mediat gjermane.

Nji zadhanës i BfV, nuk e ka konfirmue për gazetën Die Welt se personi i dyshuem ishte tue ba planifikimin e nji sulmi me bombë në zyrën e e BfV të Kolnit, shkruen agjencia e lajmeve Reuters.

“Nuk ka asnji dëshmi deri sot se egziston nji rrezik konkret,” shtoi ai.

Agjenti asht raportue të jetë me origjinë spanjolle dhe i konvertuem në Islam.

BfV tha se i dyshuemi tash ka shtetësi gjermane, transmeton KosovaPress.

“Ai asht akuzue se ka ba deklarata islamike në internet tue përdorë nji emën të rremë dhe tue zbulue materiale të mbrendshme të agjencisë,” shtoi zadhanësi.