Arrestohet çika afgane ‘syjeshile’

Nji çikë afgane, e bame e njohun në tanë botën për shfaqjen në kopertinën e revistës “National Georgraphic”, prej nga mori emnin “afgania me sy jeshilë”, asht arrestue në Pakistan.

Sharbat Gula, e fotografueme nga Steve McCurry në vitin 1985, asht arrestue për posedim dokumentesh të falsifikueme dhe rrezikon me u përballë me 14 vjet burg.

Autoritetet pakistaneze deklaruen se arrestimi ka ardhë mbas nji hetimi dyvjeçar të Agjencisë Hetimore Federale në Peshauar, pranë kufinit afgan, kundër falsifikimit të dokumenteve.

Simbas mediave ndërkombëtare, Gula kishte aplikue për nji kartë identiteti në Prill të vitit 2014, tue përdorë emnin Sharbat Bibi.

Ajo asht nji nga disa mija refugjatët afganë që jetojnë në Pakistan, te të cilët numërohen raste të shumta përpjekjesh për me manipulue sistemin kompjuterik.