Arrestohet deputetja Donika Kadaj Bujupi me dyshimin se ka posedue gaz lotsjelles

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, asht shoqnue nga Policia në Kuvendin e Kosovës.

Ajo fillimisht asht kontrollue nga policët për rreth 20 minuta, e mandej asht shoqnue jashtë ambienteve të Kuvendit.

Nuk dihet nëse i kanë gjetë diçka, por Policia e ka shoqnue në pjesën tjetër, jo nga salla ku mbahet seanca.