Arrestohet drejtori i Inspekcionit Xhelal Sveçla

Policia e Kosovës ka arrestu sot Drejtorin e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, Xhelal Sveçla.

Në njoftimin e VV’s thuhet se pergjegjës kryesor për arrestimin asht Isa Mustafa.

 

Ky asht reagimi i plotë i VV’s:

 

Kjo Qeveri kriminale me çdo kusht po mundohet ta shtypë rezistencën popullore, ashtu që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë dhe t’i falë tokë Malit të Zi.
Isa Mustafa është pergjegjësi kryesor për rreziqet me të cilat po kanoset shteti i Kosovës. Po ashtu, Isa Mustafa është përgjegjësi kryesor për krimin urbanistik në Prishtinë, krim ky i denoncuar e i ndalur nga Xhelal Sveçla dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Tashmë mbi 80 dosje për këto çështje, janë deponuar nëpër sirtaret e prokurorisë, me të cilat nuk po merren gjykatat, pasi që janë të kapura nga ky pushtet.
Arrestimi i Sveçlës është tentim për ta penguar punën e tij si në nivel lokal ashtu edhe në atë qëndror, në mënyrë që t’i hapet rrugë krimit të organizuar e korrupsionit që udhëheqet nga eksponentë të LDK-së dhe PDK-së.

Ne do të vazhdojmë rrugën tonë të drejtë, deri në anulimin e marrëveshjeve të dëmshme për Republikën e Kosovës, dhe deri në largimin e kësaj qeverie antikushtetuese.