Arrestohet edhe Aida Derguti me dyshimin se kishte bombolë gazi

aidaa

Policia e Kosovës ka arrestue edhe deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Derguti në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Burime të Gazetës Express bajnë të ditun se deputetja Derguti asht largue nga ambientet e kuvendit.

“Ajo e ka kalue kontrollen me nji bombole gazi, por e kane arrestue tue dalë nga banjo”. bajnë të ditun burime nga policia për Express.

Edhe VV e konfirmon:

“Policia ka arrestue edhe nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti. Derisa jashtë janë qytetarët tue kambëngulë që marrëveshja për Demarkacion të mos kalojë, pushteti përmes instrumenteve të veta po e lufton opozitën”, thuhet në postim.