Arrestohet edhe oficeri që sulmoi hotelin ku ka qendrue Erdogani

Policia turke ka arrestue sot oficerin Ali Saribey, njani prej pjesëmarrësve në sulmin ndaj hotelit ku po qendronte presidenti turk Regep Tajip Erdogan, gjatë tentativës së të Premtes për grusht shteti.

Agjencia turke e lajmeve “Anadolu Agency” raporton se personi në fjalë u ndalue gjatë nji kontrolli policor pranë qytetit Mugla.

Mesohet se Saribey ka qenë i veshun me uniformë ushtarake dhe ka pasë me vete armë gjatë momentit të arrestimit.

Po sot dolën përballë gjykatës ushtarët të cilët morën pjesë në përpjekjen për grusht shteti.