Arrestohet Fatos Rizvanolli, financuesi i xhihadistëve kosovarë!

Policia e Kosovës ka arrestu sot të dyshuemin kryesor për financim të grupeve terroriste shqiptare, biznismenin pejan, Fatos Rizvanolli, ka mesue Insajderi.

Rizvanolli, pronar i biznisit “Rent a car Tosi”, dyshohet se ka krye transportin e kosovarëve për në Siri si dhe ka mbulue financiarisht udhëtimet e tyne për t’ju bashkue grupeve terroriste.

Policia e Kosovës ka njoftue se i dyshuemi asht arrestu derisa bizniset dhe pronat e tij në Prishtinë dhe Pejë janë bastis.

Operacioni i nisun n’ora 06:00 të mëngjesit të ditës së sotme ka rezultu me konfiskimin e nji seri provash materiale.