Arrestohet gazetarja dhe shkrimtarja e njohun n’Turqi

Nji gjykatë në Stamboll urdhnoi arrestimin e gazetares dhe shkrimtares së njohun në vend Asli Erdogan mbasi akuzohet se ka qenë pjesë e nji organizate të armatosun terroriste.

Lajmi asht raportue nga agjencia turke e lajmeve “Anadolu”, ku thuhet se gazetarja e njohun ka punue për median pro kurde Ozgur Gundem, që asht mbyllë me urdhën të Presidentit Erdogan ditën e Ejte.

Gazetarja asht vnu menjiherë në pranga mbas marrjes në pyetje.

Qysh prej tentativës së dështueme të grushtit të shtetit, ma shumë se 35,000 njerëz po mbahen në pyetje dhe ma shumë se 17.000 janë arrestue për me u përballë me gjyqin, tue përfshi ushtarë, police, gjyqtarë dhe gazetarë.