Arrestohet i dyshuemi kryesor për sulmet e Koln, Gjermani

Në kufinin gjermano-zvicran u kap i dyshuemi kryesor në sulmet seksuale që ndodhën në Koln, për festën e Vitit të Ri.

Policia gjermane në qytetin kufitar të Konstancës, ishte tue prite për ekstradimin e të dyshuemit nga qyteti zvicran, Kreuzlingen, kur ata arrestuan nji të dyshuem 19-vjeçar për sulme seksuale.

Sulmet në Koln tronditen Gjermaninë dhe rriten shqetësimin e publikut në lidhje me fluksin e emigrantëve.

Prokuroria ka marrë ma shumë se 1100 ankesa, tue përfshi ma shumë se 480 akuzat e abuzimit seksual.

I dyshuari 19-vjeçar u arrestue mbasi u pa nga nji roje sigurie në nji supermarket në Constance, tue vjedh cigare dhe ushqim.