Arrestohet komandanti i bazës ajrore amerikane për grushtin e shtetit në Turqi

Gjenerali Bekir Ercan Van, komandant i bazës ajore Inçirlik në Turqi, asht arrestue për pjesëmarrje në tentativën e grushtit të shtetit në Turqi.

Baza ajrore ku ai shërben përdoret nga NATO simbas nji marrëveshje mes SHBA’ve dhe Turqisë.

Në këtë bazë ndodhen edhe armë bërthamore amerikane dhe për këtë arsye ajo u mbyll ditën e djeshme nga autoritetet lokale.

Baza ajrore Inçirlik në Turqi përdoret gjithashtu nga SHBA për me krye sulme ajrore ndaj Shtetit Islamik në Siri.