Arrestohet kritiku i Putinit, Navalny: ‘Ujku i vjetër’ po tutet nga protestat

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, thotë se asht arrestue afër banesës së tij në Moskë, në rrugën për me marrë pjesë në nji tubim në Nizhni Novgorod.

Në nji postim në rrjetin Instagram, ai ka shkrue sot se ishte arrestue, ndërsa largohej nga banesa për me kap trenin.

“Kjo tregon se si ujku i  vjetër Putin nuk dëshiron që unë me marrë pjesë në demonstratë”, ka shkrue Navalny, tue ju referue Presidentit të Rusisë.

Navalny, që asht kritik i zashëm i Putinit, po zhvillon fushatë për zgjedhjet presidenciale të Rusisë në vitin 2018, përkundër deklaratave të zyrtarëve zgjedhor, që thonë se ai asht i skualifikuem për shkak të dënimeve gjyqësore, për të cilat Navalny thotë se janë orkestrue nga Kremlini.

Tubimet, në kuadër të fushatës së tij në disa qytete, janë ndjek nga qinda mija njerëz gjatë javëve të fundit.

 

Shperndaje në: