Arrestohet mafia ballkanike në Slloveni, në kërkim edhe nji kosovar

Policia sllovene mbas nji operacioni të madh kundër mafisë ka arrestue 21 persona, ku mandej ka konfiskue 160 kilogram kokainë dhe 130 kilogramë marihuanë, mirëpo policia asht ende në kërkim të dyshuemit shqiptar, Shqipron Hoxhaj nga Zhuri i Prizrenit.

Zyra e hetimeve në Slloveni ka thanë se 21 personat që janë arrestue akuzohen për rreth 400 krime të kryeme në Slloveni, Bullgari, Bosnje, Serbi, Maqedoni dhe Kosovë, raportojnë mediat sllovene.

Shefi i policisë në Koper, Tomas Pesolja ka thanë se ky operacion ka qenë i randësishëm dhe se ata kanë pasë nji ndihmë të madhe nga Europoli, transmeton lajmi.net.

Gjatë këtij acsioni, janë konfiskue 160 kilogramë kokainë, 131 kilogramë marihuanë, tri armë, ndërsa, në Bullgari asht zbulue nji shtypës i pareve të falsifikueme, të cilat mandej janë shpërnda në tanë Europën.

Grupi dyshohet gjithashtu se ka kontrabandue 50 persona në territorin e Sllovenisë.

Akcioni i policisë sllovene asht krye njikohësisht në disa zona, si në Koper, Izola dhe Piran.

Mirëpo, policia sllovene janë ende në kërkim të Shqipron Hoxhaj nga Izola.