Arrestohet mbasi vrau 5 motoçikliste mbas nji mosmarrëveshje

Policia ruse arrestoi nji burrë të dyshuem se ka vra sot pesë motoçiklistë, në nji fshat jashtë Moskës.

Hetuesit përmes nji deklarate thane se motoçiklistët janë vra me nji pushkë gjuetie sot në mëngjes, në fshatin Chelokhovo rreth 100 kilometra në juglindje të Moskës.

I dyshuemi 27 vjeçar, banor lokal, tha se i ka gjuejt motoçiklistët mbas nji “mosmarrëveshjeje”, thuhet në deklaratë.

Agjencitë ruse të lajmeve thotë se motoçiklistët kishin kaluem natën në nji ndërtesë të braktisun të nji fabrike të birrës në atë fshat.

Raportohet se ata ishin tue planifikue pjesëmarrje në shënimin e Ditës së Fitores me 9 Maj, kur Rusia feston mposhtjen e nazistëve gjermanë në Luftën e Dytë Botnore.