Arrestohet menaxheri i fushatës presidenciale të Donald Trump, sulmoi gazetaren

Menaxheri i fushatës Presidenciale të Donald Trump, Corey Lewandovski, asht arrestue në Florida, transmeton agjencia Reuters tu’ e citue policinë lokale.

Kjo agjenci shkruen se Lewandovski akuzohet se me qëllim e ka qëllue në dorë ish-gazetaren e shtëpisë mediale “Breitbart News”, Michele Fields, tue i shkaktue lëndime të lehta.

Incidenti ka ndodh gjatë fushatës së Donald Trump, në mitingun e mbajtur me 8 Mars.