Arrestohet mjeku rus n’Tiranë i cili drejtonte klinikën e trafikut të organeve në Prishtinë!

Boris Wolfman, nji mjek rus i dyshuem se drejtonte nji klinikë të jashtëligjshme me vendndodhje në Kosovë, për trafikimin të organeve asht arrestue në Tiranë.

Organet shiteshin në tregun e zi në krejt botën, nga Kosta Rika në Turqi.

I ndaluemi kishte dy kombësi, ruse dhe izraelite.

Simbas mediave italiane, “dhuruesit” mashtroheshin.

Atyne u premtohej 15 mijë euro në kambim të nji veshke, por të shumtë janë shtetasit rus dhe nga vendet e tjera të ish – bashkimit Sovietik që mbas operacionit nuk morën asnji qindrakë, shkruen Tv Klan.

Klinika quhej Medicus dhe asht mbyll, ndërsa pronarët e saj janë denue me 8 dhe 7 vite burgim.

Wolfman kishte arritë me shpëtue.

Ai ishte ndalue disa muaj ma parë në Turqi, por ja kishte dalë që të lihej i lirë.

Simbas mediave italiane, dyshohet se mjeku kishte trafikue ma shumë se 30 organe.