Arrestohet në Kroaci terroristi i sulmeve në Turqi

Nji terrorist ndërkombëtar 52 vjeçar, Murat Katulaj i cili mbas nji sërë aktesh terroriste të kryeme në tokën e tij në Turqi asht arrestue në Kroaci, ku ai ishte në pushime me familjen.

Katulaj, i cili jeton në Gjermani dhe erdhi në pjesën tjetër të Shtunën mbasdite, ku dhe mandej policia kroate arrestoi mbas ma pak e tre ditë të pushimit.

“Ai erdhi me nji Mercedes SUV, tue mos ecë shumë nëpër qytet, përveç se kishte ble ushqim në nji dyqan”, ka thanë nji banor, shkruen Tanjug.

Ndërsa, asht theksue se, kishte marrë nji shtëpi me qira, e cila thuhet se qenë mjaft luksoze.

Simbas të dhanave të ofrueme nga Zyra e Prokurorit të Qarkut në Split, për 52 vjeçarin ‘Interpol’, kishte lëshue nji urdhën arrest ku ishte dyshue për përfshimje në disa sulme terroriste në pjesë të ndryshme të Turqisë në periudhën e vitit 1989 deri në 2001.