Policia e konfirmon arrestimin e drejtorit të Policisë së Mitrovicës

Arrestimin e Thaçit e ka konfirmue edhe zadhanësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Nehat Thaçi asht arrestue në Serbi, mirëpo vetëm kaq mund të konfirmojmë për momentin. Për detajet e tjera keni me u informue me kohë”, tha shkurt Hoxha për Indeksonline.

 

Arrestohet në Serbi drejtori i Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi

Sot n’orët e hershme të mëngjesit policia kufitare e Serbisë ka arrestue Drejtorin e Policisë së Mitrovicës Nehat Thaçin.

Gazeta Express merr vesh se Thaçi u arrestue derisa po shkonte në Nish të Serbisë për nji gjykim.