Arrestohet n’Itali, kosovari që propagandonte xhihadin

Policia e Antiterrorit e qytetit të Brescia në Itali ka arrestue në orët e para të mëngjesit të së Ejtes shtetasin nga Kosova, Gafurr Dibrani, 24 vjeç me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar dhe përhapjes së propagandës xhihadiste.

Dibrani akuzohet po ashtu se, ka nxitë drejt veprave të terrorizmi edhe djalin e tij të vogël. Ai ka lindë në Prishtinë në vitin 1992 dhe ka qenë prej shumë vjetesh rezident në komunën e Fiesas. Simbas medieve lokale në Brecia, Dibrani ka postue në rrjetet sociale mesazhe që bajnë thirrje për luftë xhihadiste.

“Merre dorën time dhe shkojmë në xhihad”, ka qenë nji nga postimet e 24 vjeçarit kosovar. Ai ka postue edhe video, që kallxojnë solidaritet me persona të burgosun për vepra të terrorizmit apo tue himnizue luftën terroriste, madje edhe të minorenëve.