Arrestohet nji 18 vjeçar për sulmin terrorist në Londër

Policia e Britanisë mbas nji sërë hetimesh kanë arritë që gjatë ditës së sotme me arrestue nji 18 vjeçar lidhun me sulmin e djeshëm terrorist në nji metro të Londrës, përgjegjësinë për të cilën e mori sot përsipër ISIS’i.

Sulmi la të lënduem ma s’paku 29 njerëz, kryesisht me djegje në fytyrë.

Ky arrestim asht quejt si i randësishëm tue ba të ditun se hetimi ende ka me vazhdue.

18 vjeçari ka m’u përgjigjë për akuzat për terrorizëm.

Me këtë rast policia nuk ka dhanë ma shumë detaje me arsyetimin se e damtojnë hetimin.

Gjatë ditës së sotme, Britania asht zgjue nën masa të shtueme të sigurisë, kjo mbasi niveli i rrezikut nga sulmet terroriste asht vlerësue si “kritik”.

Shperndaje në: