Arrestohet personi që planifikonte sulm terrorist në Londër

Policia britanike tha se në veri të Londrës ka arrestue nji 19-vjeçar të dyshuem për pregaditjen e nji sulmi terrorist.

I riu u arrestue mbasi u zbulue se në metron e Londrës ishte nji “pako të dyshimtë”.

Pako e dyshimtë asht gjetë të Ejten në mengjes në stacionin e trenit “North Greenwich”.

Anëtarët e njësisë për deminim kryen nji shpërthim të kontrolluem të nji pakete të dyshimtë, në stacionin e metros ku ndodhej paketa, njoftoi Reuters.