Arrestohet Sali Zyba dhe dy pjesëtar të sigurimit në komunën e Prishtinës

Policia e Kosovës ka arrestu sot shefin e sektorit të Inspeksionit të Komunës së Prishtinës dhe dy pjesëtar të sigurimit të Komunës.

Simbas Erzen Vraniqit, nga zyra për informim policia asht futë në komunë pa autorizim në kabinetin e Kryetarit të komunës dhe pa fletëarrest.

Simbas tij, policia ka arrestu pjesëtarët e sigurimit pse këta të fundit kanë krye detyrën e tyne tue i kërku autorizimin policisë së Kosovës për me hy n’objektin e komunës.

Pjesëtarët e arrestuem të sigurimit janë Ditar Canolli dhe Kushtrim Halilaj.