Arrestohet serbi për tentim vrasje në Prishtinë, qe çka ka gjetë policia në banesën e tij (foto)

Policia e Kosovës ka arrestue personin e katërt të dyshuem për rastin vrasje në tentativë, që ka ndodhë në rrugën “B” në Prishtinë.

Burime të Indeksonline tregojnë se personi i arrestuem asht i nacionalitetit serb.

Po ashtu, Indeksonline posedon disa fotografi se çka i asht gjetë në banesën e ti, me ç’rast edhe i janë sekuestrue.

Operacioni policor ka zgjatë rreth tri orë (20:00 – 23:00), ku policia me urdhën të Prokurorit të shtetit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake ka krye kontrolle në dy lokacione (banesa).

Gjithashtu nga ana e hetuesve policorë janë gjetë dhe sekuestrue:

Ø 1 revole e tipit Colt

Ø 1 pistoletë e tipit HS

Ø 3 maska

Ø 9 telefona mobil

Ø 14 fishek (te kalibrave te ndryshëm)

Ø 2 mbajtëse të armëve

Ø 1 I pad

Ø 4 Llap Top

Ø 2 mbushës të radio lidhjeve

Ø 4 qese substancë e dyshuar narkotike

Ø 1 bimë narkotike e mbjellë ne saksi

Ø 2 mullinj për bluarje te narkotikeve

Ø 1 pajisje për tymosjen e narkotikeve

Ø para te gatshme Euro dhe Dinar

Ø 2 pasaporta

Ø 2 dokumente identifikuese (dyshohet të jenë të falsifikuara)

Ø Si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si prova për dokumentimin e rastit.

Shperndaje në: