Arrestohet serbi që kercënoi me granatë para Qeverisë!

Policia serbe thotë se ka arrestue nji person, i cili ka kercënue se do të shpërthejë dy granata dore jashtë ndërtesës së Qeverisë në Beograd.

Personi asht arrestue në orët e para të së Shtunës, mbas disa orësh negociatash me policinë, njofton AP.

Qendra e qytetit, përreth ndërtesës së Qeverisë asht bllokue për trafik.

Televizioni shtetnor serb ka njoftue se i dyshuemi kishte shkue me kerrin e tij te ndërtesa e Qeverisë dhe ka thanë se ka me hedhë veten në erë.

Simbas medias shtetnore serbe, ky person ka të kalueme kriminale dhe ka kërkue me bisedue me zyrtarë policorë që janë përgjegjës për rastin e tij.

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, që ndodhet në Nish me ministrat e tij, ka thanë se situata ishte e rrezikshme dhe në nji moment ky person kishte heq siguresat e granatës.